Bashkësia islame e Malit të Zi në koordinim me Agjencinë për radio difuzion ka dakorduar marrjen e frekuencave për radion e Bashkësisë islame në tetë lokacione, njoftohet nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi.
Siç theksohet, në tre lokalitete, duke përfshirë edhe Ulqinin, janë krijuar kushtet për funksionim të radio stacionit.
Përndryshe, në Fondin për pakica po ashtu vlerësojnë se duhet të iniciohet projekti për formimin e medieve në gjuhët e popujve pakicë.