Nga Qeveria e Malit të Zi kanë njoftuar se këtë vit do të japin garancitë shtetërore për Komunën e Ulqinit me vlerë prej tre milion euro.
Siç theksohet, garancitë jepen “për aranzhimin kreditor tek banka komerciale për nevojat e realizimit të projektit kapital të vetëqeverisjes lokale”.
Në Komunë shprehën kënaqësinë me këtë vendim duke thënë se në këtë mënyrë Qeveria në mënyrë konkrete dëshmon se është e përkushtuar për zhvillimin e Ulqinit.