Ditën e tretë të aksionit të pastrimit të lumit Buna, të cilën e iniciuan Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria për Sigurinë Uhsqimore, u pastrua sasia e mbetur e pulave të ngordhura, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Mbasi që u hoqën mbeturinat nga të gjithë lokacionet e regjistruara më herët, terreni, në rrjedhën e sipërme nga grykëderdhja, u kontrollua edhe një here, për të pare se a mbeti ndonjë kafshë e ngordhur në pjesët e papërshtatshme të terrenit.
Të gjithë sasitë e gjetura janë nxjerrë nga uji dhe nën mbikëqyrjen e inspektorit veterinarik u shkatërruan pa dëmtime, duke ndërmarr masat dezinfektuese të cilat I zbatoi ambulance kompetente veterinarike nga Ulqini.
Pastrimi i Bunës dhe sanimi i problemit ndërkufitar ishte punë e lodhshme fizike dhe teknike, prandaj shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë ato që morën pjesë në aksion – punonjësit e Policisë Kufitare, Drejtorisë për Situata Emergjente – Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe grupin e të punësuarve në Ndërmarrjen Komunale në Ulqin.
Me shpresë që në Bunë nuk mbeti asnjë qese me kafshë të ngordhura e cila do të mund të paraqitet kur të rritet niveli i lumit, presim që komunikimi me organet kompetente të Shqipërisë fqinje dhe mike, të cilin e inicioi Qeveria e Malit të Zi, të rezultojë me zbulimin e keqbërësit, në mënyrë që këto incidente ekologjike të mos përsëriten.