Ministria e kulturës në Qeverinë e Malit të Zi ka njoftuar se citadela e Ulqinit, gjegjësisht Qyteti i sipërm apo Akropoli, ka hyrë në programin e mbrojtjes dhe ruajtjes së të mirave kulturore në vend për këtë vit.
Janë ftuar personat juridik dhe fizik që t’ia dorëzojnë Ministrisë projektet për hulumtimet konservatore dhe arkeologjike në këtë hapësirë.
Citadela e Ulqinit dominon qytetin. Kjo është hapësirë e pahulumtuar e cila pas kësaj mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme kulturore.