Qeveria: ITALIANËT DHE RUSËT KËRKOJNË NAFTËN AFËR ULQINIT

Nafta UlqinNë tenderin për hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndetin malazez i pari u rendit konzorciumi italo-rus, të cilin e përbëjnë kompanitë “Eni” dhe “Novatek”, vlerësoi komisioni i Ministrisë së ekonomisë, shkruan e përditshmja “Dan”.

Tenderi u mbyll në maj të vitit 2014, ndërsa në të janë lajmëruar gjithsej tre konzorciume.

Ministria e ekonomisë e solli vendimin për ofertuesin më të mirë në dhjetor të vitit 2015, mbas 19 muajsh.

Në tender janë ofruar 13 blloqe, ndërsa katër, për të cilët u zgjodhën kompanitë Eni dhe Novatek gjenden në Ulqin, gjegjësisht në pjesën e detit Adriatik i cili i takon komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…