Qeveria: JEP PËLQIMIN PËR PLANIN SANUES TË KOMUNËS SË ULQINIT

EuroMinistria e financave e Malit të Zi ka dhënë mendimin pozitiv për Planin e sanimit të Komunës së Ulqinit me vlerë prej 5,5 milion euro, mëson Portali Ul-info.

Këto mjete Komuna do t’i fitojë në formë kredie nga banka komerciale e cila do të ofrojë kushtet më të mira.

Për këto mjete në periudhën dhjetëvjeçare do të garantojë shteti me të ardhurat të cilat Komuna i ka nga Fondi egalizues.

Kjo, siç vlerësojnë në Komunë, do të ndihmojnë në konsolidimin e financave të administratës publike dhe ndërmarrjeve publike ku themelues është Komuna. Do të shlyhen të gjithë detyrimet ndaj punëtorëve, furnitorëve, bankave, të cilët momentalisht janë rreth 3,5 milion euro. Një pjesë e parave do të shkojë në realizimin e programit social.

I tërë ky aranzhim do të realizohet deri në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi