Për ndërtimin e centralit diellor Qeveria e Malit të Zi të enjten solli Vendimin për qiradhënien e tokës në pronësi shtetërore në lokalitetin Mali i Brisë – Komuna e Ulqinit.
Siç thuhet, toka është dhënë me qira në periudhën 30 vjeçare ndërsa ofertuesi i parë ishte Konzorciumi Fortum dhe EEMZ, të cilin e përbëjnë Fortum Corporation nga Finlanda, Elektroekonomia e Malit të Zi AD Nikshiq dhe Sterling & Wilson International FZCO.
Çmimi i qirasë është 33 cent për metër katror.








