Qeveria e Malit të Zi të premten dha pëlqimin që të vendoset hipoteka mbi objektet në kuadër të kompleksit “Karisma Hotels Adriatic Montenegro”, të regjistruar në listën e patundshmërive në komunën e Ulqinit.
“Me qëllim që të zbuten pasojat e krizës së madhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia, “Karisma” dërgoi kërkesën për lejimin e mjeteve kreditore me vlerë katër milion euro Fondit Investues Zhvillimor, e në pajtim me paketën e ndihmës të cilin Qeveria e miratoi dhe e lejoi. Vlerën e kërkuan arritën që me restrukturimin shtesë të obligimeve ekzistuese ta zvogëlojnë, prandaj kërkesa e tyre kreditore është maksimalisht deri në 2,5 milion euro. Paratë dëshirojnë ti përdorin për shlyerjen e furnitorëve, mbajtjen e likuiditetit dhe përgatitjen për sezonin e ardhshëm, kur presin përmirësimin e dukshëm të punës së tyre”, thuhet në dokument.
“Karisma filloi edhe negociatat me CKB-në dhe Erste Bankën, të cilët po ashtu kërkuan hipotekë, duke theksuar se borxhi i ri nuk do ta tejkalojë vlerën prej 2,5 milion euro”.