Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informatën për realizimin e projektit të nominimit të kështjellave mbrojtëse venedikase nga shekulli 15 dhe 16 për regjistrimin në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO.
Një ndër këto kështjella është edhe Kalaja e Ulqinit, si zonë me rëndësi të veçantë.
Për regjistrim të kësaj kështjelle unike nga shekulli i 5 p.e.r. në listën e UNESCO-së tash shumë vite insiston Shoqata Kalaja.
Por, deri tani ka munguar përkrahja konkrete e Qeverisë së Malit të Zi dhe administratës lokale.