Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument që nis negociatat me Shqipërinë për vendosjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve, Shënkollë-Pulaj.
Shkak për këtë vendim është bërë ndërtimi i urës së re në Bunë, gjegjësisht përmirësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimi i qarkullimit.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor që do të lidhë Ulqinin me Velipojën do të vihet në punë në verën e vitit 2024.