Gjatë dy fazave të para të rikonstruktimit të objekteve në Plazhin e Madh kompania „Karisma Hotels Adriatic“ investoi 23,84 milion euro, prej të cilëve 8,75 milion gjatë vitit 2019, u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi.
Bëhet fjalë për rikonstruktimin e ish hoteleve „Belvi“ dhe „Olimpik“, të cilët „Karisma“ i morri me qira në periudhën 30 vjeçare.
Siç thanë nga Qeveria e Malit të Zi, në këtë mënyrë u përmirësua konsiderueshëm oferta turistike në komunën e Ulqinit.