Qeveria: KËRKIMI I NAFTËS NË ULQIN NË FILLIM TË VITIT 2015

Nafta UlqinMinistria e ekonomisë e Malit të Zi ka njoftuar që vlerëson tre oferta që erdhën për hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndetin e Ulqinit dhe Tivarit.

Siç thuhet, përzgjedhje e partnerit do të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm mund të nisin punimet e para hulumtuese në terren.

Nga Qeveria po ashtu theksojnë që deri në fund të këtij viti do të përfundohet Vlerësimi strategjik i ndikimit në mjedisin jetësor për programin e hulumtimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në nëndetin e Malit të Zi, të cilin do ta bëjnë dy kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi