Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe organet shtetërore kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin një sërë masash për pagesën më të mirë të taksën e banimit në këtë vit.
Një nga masat e cila do të zbatohet është kontrolli i qëndrimit të mysafirëve në pikat kufitare gjatë daljes nga vendi si për mysafirët të cilët pushuan në rivierën e Ulqinit ashtu edhe për pronarët tek të cilët ishin të akomoduar.
“Prandaj është obligimi ynë që të informojmë turistët dhe bashkëqytetarët tanë të cilët merren me qiradhënien e akomodimit për këtë masë”, thanë nga OT Ulqin.
Shtohet se deri në fillim të qershorit në terren do të jenë skuadrat e inspektorëve turistik, të autorizuar për kontrollin e akomodimit privat dhe pagesën e taksës së banimit.