Ministria e financave të Malit të Zi ka njoftuar se “Komuna e Ulqinit nuk mund të tërheq mjetet kreditore me qëllim realizimin e Planit sanues për tejkalimin e vështirësive financiare dhe as nuk mund t’i shpenzojë ato mjete pa miratimin e rebalancit të buxhetit të Komunës për vitin 2015”.
Mendimin profesional Ministria e financave e dërgoi me kërkesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Thuhet po ashtu që garancitë shtetërore për huamarrje kreditore të Komunës së Ulqinit, të nënshkruara në vitin 2015, vlejnë edhe për periudhën e ardhshme.