Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit kandidoi Kriporen e Ulqinit për Zonën Ramsar, zonën e tretë kënetore në Mal të Zi me rëndësi ndërkombëtare.
“Sipas rezultateve të Studimit të Mbrojtjes, i cili është bërë gjatë procesit të shpalljes për Park të Natyrës, Kriporja e Ulqinit plotëson gjashtë nga nëntë kritere për kandidimin në listën ndërkombëtare Ramsar të zonave kënetore”, thuhet në kumtesë.
Kjo ministri plotësoi Letrën informuese Ramsar (RIS) me të gjithë të dhënat e nevojshme, me qëllim kandidimin e Kripores së Ulqinit si zonë Ramsar pranë Sekretariatit të Ramsarit.