Qeveria: KRIPORJA EDHE NJË VIT NP “PARQET NACIONALE”

Daliborka PejovicNdërmarrja publike Parqet nacionale të Malit të Zi (PQMZ) ka shtyrë kontratën për qiramarrje të Kripores edhe për një vit. Pëlqimin për këtë e dha edhe Qeveria, njoftoi sekretari shtetëror i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Daliborka Pejoviq.

Siç transmeton agjencia MINA, PQMZ, qiramarrësi i deritashëm i Kriporës, ishte i vetmi ofertues në shpalljen publike për qiramarrjen e pronës së Kripores në Ulqin.

PQMZ në fund të gushtit të vitit të kaluar ka nënshkruar kontratën për qiramarrje njëvjeçare të tërë pronës së paluajtshme dhe të luajtshme të Kripores. Kontrata vlente deri në ditën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…