Qeveria: KRIPORJA ËSHTË ZONË E ARDHSHME RAMSAR

Vlada Crne Gore, Qeveria e Malit te ZiQeveria e Malit të Zi ka njoftuar se dëshiron “shfrytëzim të qëndrueshëm të Kripores së Ulqinit si zonë të ardhshme Ramsar”.

“Në këtë kontekst, e në pajtim me detyrimet ndërkombëtare, para së gjithash me Konventën për habitatet kënetore – Konventën Ramsar, kemi ndërmarr hapat iniciues me qëllim mbrojtjen e Kripores në nivel ndërkombëtar, duke u udhëhequr me atë që qëndrueshmëria duhet të jetë koncepti i vetëm i zhvillimit të Malit të Zi dhe qasja e vetme për investim në zhvillimin e zonave të mbrojtura”, thanë nga Qeveria.

Ditët e kaluara organizatat joqeveritare kritikuan Qeverinë që po ngurron me marrjen e masave konkrete të cilët do ta çonin Kriporen drejt regjistrimit në listën Ramsar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…