Qeveria: KRIPORJA NUK ËSHTË KUSHT PËR VAZHDIMIN E NEGOCIATAVE ME BE-NË

Ivana VojinovicShpalljen e Kripores zonë të mbrojtur Bashkimi europian asnjëherë nuk e ka vendosur si kusht për hapjen e kapitullit 27, tha drejtorja gjenerale e Drejtorisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Ivana Vojinoviq.
Siç tha ajo për Pobjedaë, Qeveria është e vetëdijshme që Kriporja e Ulqinit, si një nga dhjetë habitatet më të mëdha dhe më të rinj në Mesdhe ka rëndësi globale për qëndrimin dhe folezimin e shpendëve ujor, është venddimërimi, vendi i folezimit dhe i migrimit më i rëndësishëm në bregun lindor të Adriatikut, po ballafaqohet me problemet e natyrës ekonomike.
Sipas fjalëve të saja, për këtë arsye Qeveria dha prioritet të veçantë çështjes së mbrojtjes së Kripores, iu qas në mënyrë maksimalisht serioze dhe me te vazhdon të merret në mënyrë të dedikuar.
“Lidhur me këtë, e duke u nisur nga orientimi që Kriporja në mbrohet në mënyrë formale – juridike, Qeveria në Shkurt të vitit të kaluar miratoi Planin hapësinor urbanistik për komunë të Ulqinit, i cili nënkupton shpalljen e Kripores park të natyrës”, shtoi Vojinoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…