Qeveria – masat e reja: S’KA DASMA, AS KREMTIME TË VITIT TË RI

Qeveria e Malit të Zi ka votuar masat e reja, më të rrepta, për luftën kundër virusit korona të cilat do të vlejnë nga e hëna më 15 nëntor deri më 1 dhjetor.

Masat e reja janë:

  1. Ndalohet organizimi i kremtimit të Vitit të Ri në ambientet e hapura (koncertet, tubimet masovike, etj.),
  2. Ndalohet organizimi i dasmave në ambiente të hapura dhe të mbyllura,
  3. Ndalohet puna e klubeve të natës,
  4. Kufizohet orari i punës së objekteve gastronomike deri në mesnatë,
  5. Ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve të nxënësve, kremtimeve private dhe të ditëlindjeve,
  6. Rekomandohet qëndrimi vetëm i anëtarëve të familjes brenda shtëpive dhe banesave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi