Qeveria në largim e kryeministrit Dushko Markoviq miratoi Informatën për shfrytëzimin e mjeteve nga Rezerva rrjedhëse buxhetore dhe dha pëlqimin që nga rezerva të sigurohen 373.628,50 euro për Komunën e Ulqinit.
Siç theksohet, mjetet do të shfrytëzohen për eksproprijimin e tokës për nevojat e Projektit “Furnizimi me ujë dhe derdhja e ujërave të zeza në Bregdetin Malazez”, faza V, në komunën e Ulqinit.