Qeveria: MBROJTJA E KRIPORES PËR NJË MUAJ, PËR PRODHIM NUK FLITET

pavle-radulovicMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi Pavlle Radulloviq ka deklaruar që “deri në fund të janarit, fillim të shkurtit do të fillojë realizimi i projektit rezultati i të cilit do të jetë studimi cilësor dhe gjithëpërfshirës i mbrojtjes së Kripores së Ulqinit”.

Ai në intervistë për “Vijesti” tha se projekti do të financohet nga mjetet europiane.

“Në bazë të këtij dokumenti do të caktohet shkalla e mbrojtjes nacionale të kësaj zone, ndërsa pas kësaj do të kandidohet edhe mbrojtja e saj në nivel ndërkombëtar”, shtoi Radulloviq.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes kur do të fillojë prodhimi i kripës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi