Qeveria miraton Propozimin e ligjit: PAKICAVE DO T’I LEJOHET SHFAQJA SIMBOLET KOMBËTARE

Met ZenkaQeveria e Malit të Zi në mbledhjen e të enjtes ka miratuar Propozimin e Ligjit për  zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Me këtë Ligj përcaktohet e drejta për zgjedhje, përdorim dhe shfaqje publike të lirë të simboleve kombëtare, të përfaqësuesve/eve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale në shtetin e Malit të Zi.

“Vjetrimi i Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, i cili daton nga viti 2000, sjellja e Kushtetutës së re të Malit të Zi, si dhe mangësia e tij në pjesën e zgjedhjes së simboleve kombëtare ka kushtëzuar hartimin e ligjit të ri”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Nga Ministria po ashtu pohojnë se me këtë Ligj përfaqësuesve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale, gjegjësisht popujve si kolektivitete, i është mundësuar zgjedhja dhe përdorimi i simboleve kombëtare, si publikisht ashtu edhe privatisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi