Të dhënat nga raporti i përfaqësimit të pakicave në administratë shtetërore, të cilin e punoi Qeveria e Malit të Zi, tregojnë se Shqiptarë në ato organe dhe institucione ka vetëm 1,3 për qind.
Kjo është gati katër herë më pak seç ato janë në numrin e përgjithshëm të banorëve dhe për gjysmë më pak seç ishin të punësuar në organet shtetërore para katër viteve.
Siç shkruan “Vijesti”, Shqiptarë momentalisht nuk ka në ministritë e kulturës, shkencës, komunikacionit dhe shëndetësisë.
Rreth 1,6 për qind e përfaqësuesve të këtij popull janë në kategorinë e, të ashtuquajturit, kuadrit ekspert.