Sipas të dhënave të cilat i ka publikuar Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi në Raportin e vet për gjendjen e rregullimit hapësinor, në territorin e komunës së Ulqinit në fund të vitit 2015 kishte madje 4966 objekte të ndërtuara pa leje.
Siç thekson “Pobjeda”, bëhet fjalë për objektet për të cilët nuk është dhënë leja e ndërtimit, ndërtuesi ka tejkaluara përmasat e lejuara ose nuk ekziston leja e ndërtimit.
Po ashtu, të dhënat tregojnë se në fund të vitit të kaluar, objekte pa leje në Ulqin kishte 532 më pak se një vit më herët.
Si një nga problemet më të mëdhenj për ndalimin e ndërtimit të egër theksohet numri i vogël i inspektorëve ndërtimor.