Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka njoftuar që nesër, më 4 shtator, në Ulqin, me fillim në ora 12, në Sallën e madhe të Kuvendit komunal, do të mbahet tryeza e rrumbullakët për tekstin e Draftit të ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ftesë për të marrë pjesë në këtë tubim është dërguar qytetarëve, institucioneve profesionale dhe shkencore, organeve shtetërore, komunës, shoqatat profesionale, partive politike, sindikatave, këshillave të pakicave, organizatave joqeveritare medieve dhe organizatave, komuniteteve dhe individëve tjerë të interesuar.
Shqyrtimi publik mbi Draftin e këtij ligji zgjat deri më 5 shtator.