Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka njoftuar opinionin se të mërkurën, më 17 shkurt, do të mbahet tryezë e rrumbullakët për Draftin e Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare të Malit të Zi dhe Draftin e Raportit për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor.
Tubimi do të fillojë në ora 12 në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit.
Ky dokument planifikues përfshinë tërë territorin e komunës dhe e miraton Kuvendi i Malit të Zi.
Deri tani shqyrtimet publike janë mbajtur në të gjithë qytetet bregdetare dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra.