Qeveria: PADI PENALE PËR SHFAQJEN E FLAMURIT SHQIPTARË

Ministarstvo kultureMinistria e Kulturës do të dorëzojë padinë kundër organizatorit të tubimit në Cem, gjatë të cilit është shfaqur flamuri i Shqipërisë, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se harmonia ndërkonfesionale dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze. “Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…