Qeveria pagoi parat për Qendër për kulturë: GREVA VAZHDON

Qendra per kulture, Centar za kulturuMinistria e financave e Malit të Zi ka paguar të hënën 35 mijë euro komunës së Ulqinit, e këto mjete menjëherë janë paguar në xhiro-llogarinë e Qendrës për kulturë. Me këto para janë paguar edhe 3 paga të punëtorëve në këtë ndërmarrje publike.

Paralajmërimi që këto para janë paguar sot ka sjell të hënën mbrëma ndërprerjen e grevës së urisë të punëtorëve të Qendrës, por ato edhe të hënën vazhduan me grevë. “kështu do të jetë deri sa të na paguhen edhe dy paga të kërkuara. Pastaj do të shohim çka dhe si më tej, sepse borxhi ndaj nesh në këtë moment është pesë rroga dhe 39 kontribute”, tha kryetarja e Organizatës sindikale të Qendrës për kulturë Lilana Janinoviq.

Pika e cila mund ta „mbush kupën“ e pakënaqësisë së punëtorëve tjerë të ndërmarrjeve publike të Ulqinit është paralajmërimi që këto ditë mund ti paguhet një pagë të punësuarve në organet e qeverisjes lokale. „ne nuk kemi asgjë kundër që ato të marrin pagat, por neve na detyrohet nga dy deri në katër herë më shumë se atyre. Mendojmë që duhet të ekzistoj sado pak barazi dhe solidaritet nëse të gjithë financohemi nga buxheti komunal. Aq më shumë se drejtuesit e komunës janë lavdëruar që ka suficit në buxhet mbi 550 mijë euro. Do të thotë ka para, ndërsa neve na jepet nga pak. Me këtë nuk do të pajtohemi“, deklaruan përfaqësuesit e sindikatës të disa ndërmarrjeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë