Qeveria: PAJISJET E REJA NË MALIN MAVRIJAN

Morski radar, Radar detarNë malin Mavrijan, në komunë të Ulqinit, është bërë instalimi i pajisjeve për kontrollin dhe menaxhimin e komunikacionit detar, njoftohet nga Qeveria malazeze.

Bëhet fjalë për teknikën nga Sistemi për kontroll dhe menaxhin të komunikacionit detar (VTMIS – Vessel Traffic Monitoring and Information System).

Ky projekt kap vlerën prej 3,5 milion euro, ndërsa BE ka financuar 80 për qind të mjeteve të nevojshme. Inicimi i periudhës testuese pritet nga mesi i majit, ndërsa projekti do të përfundojë më 4 shtator të vitit 2015.

VTMIS është sistemi i përbërë teknik dhe informativ, i dedikuar për përcjelljen, menaxhimin dhe organizimin e komunikacionit detar në ujërat e brendshme detare, detin territorial dhe rripin epikontinental të Malit të Zi. Projekti zhvillohet me qëllim rritjen e sigurisë të lundrimit detar, të efikasitetit të komikacionit detar dhe mbrojtjen e hapësirës detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi