Përfaqësuesit e fesë katolike kanë të drejtë në mungesë të paguar të premten më 3 prill dhe të hënën më 6 prill, sipas rregullave të Ligjit për festimin e festave fetare, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Sipas rregullave të Kishës katolike, data e Pashkëve përcaktohet si e diela e parë e cila vjen mbas 14 ditësh të hënës së re duke filluar më 21 mars.
Data e përcaktuar në këtë formë mund të jetë prej 21 marsit deri më 25 prill, prandaj Pashkët janë festë me datë të lëvizshme, por në kuadër të muajit të parë të pranverës.








