Rezultatet paraprake të kërkimeve hulumtuese në nëndetin tonë mbi burimet potenciale të naftës, të cilat po i bënë kompania Eni dhe Novatek, mund të jenë të njohura në fund të shtatorit, njoftohet nga Ministria e Investimeve Kapitale.
Nga ky resor pohojnë se e tërë puna po përparon mirë, mirëpo gjetja e naftës është akoma shumë larg.
Nëse rezultati del pozitiv, faza e ardhshme do të ishte përpunimi i shtratit me kohëzgjatje dy apo tre vjet dhe fillimi prodhimit i cili, sipas skenarit pozitiv, mund të ndodh në vitin 2024, nëse çdo gjë shkon sipas procedurës.