Qeveria miratoi dje propozimet e ndryshimit të Ligjit për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve me të cilët ndalohet kyçja në infrastrukturë të objekteve ilegale, gjegjësisht të ndërtimeve të palajmëruara.
Prej tre muaj deri në tetë vite burg do të fitojnë ato të cilët kyçin ose lejojnë që në infrastrukturë të kyçet vend ndërtimi, objekti në ndërtim ose objekti i ndërtuar, për të cilin nuk është dorëzuar lajmërimi i ndërtimit, dokumentacioni, gjegjësisht leja e ndërtimit për objektin e përbërë ndërtimor.
Në Kodin penal janë transferuar edhe disa dispozita të tjera kundërvajtëse nga Ligji për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve për të cilët është paraparë gjoba me vlerë prej pesë deri në 40 mijë euro.