Komuna e Ulqinit është vetëqeverisja lokale më pak e zhvilluar në Bregdet, tregon raporti i Ministrisë së ekonomisë.
I ashtuquajturi indeks i zhvillimit i kësaj komunë është 75, dhe është tre herë më i vogël se në Budvë, ndërsa dy herë më i vogël se në Tivat.
Në krahasim me vitin e kaluar Ulqini ka rënë nga vendi 11 në vendin e 12 sepse e kaloi Cetina.
Ky indeks përfshinë shkallën e papunësisë, të ardhurat për banor, të ardhurat buxhetore të komunës për banor dhe shkallën e arsimit.