Policitë Komunale në disa komuna nuk ofrojnë asistencë organeve kompetente inspektuese për ç arsye këto organe janë të pamundësuar të kryejnë detyrën, u konstatua të mërkurën në mbledhjen e rregullte të kryetarit të Qeverisë Dushko Markoviq me drejtuesit e organeve inspektuese, njoftohet nga Qeveria.
Meqë puna e Policisë Komunale nuk është kompetencë e Qeverisë por e vetëqeverisjeve vendore në mbledhje u dërgua thirrja kryetarëve të komunave, në veçanti në Rajonin Bregdetar ku në sezonin turistik janë angazhuar të gjithë shërbimet inspektuese, të ndërmarrin masat nga kompetencat e veta në mënyrë që të mundësohet përkrahja në kohë dhe e ligjshme e policive komunale ndaj inspektorateve.
Në diskutim në veçanti u theksua që disa nga komunat e përmendura njëkohësisht janë edhe detyrues tatimore të cilët nuk shlyejnë në mënyrë të rregullt obligimet e veta.









