Mbasi që askush nuk u lajmërua në tenderin e parë, Qeveria malazeze ka publikuar të mërkurën thirrjen e dytë publike për qiradhënien e patundshmërisë në Shas.
Bëhet fjalë për tokën ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 694.981 m2, e cila është pronë e Shtetit të Malit të Zi.
Siç thuhet në thirrje e cila është e hapur deri më 18 tetor, toka jepet me qira në periudhën 15 vjeçare, me mundësi shtyrje të kësaj periudhë.