Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se prej mesnatës dizeli në Mal të Zi do të jetë më i lirë shtat cent, kështu që dy javët e ardhshme do të kushtojë 0,89 euro.
BMB 98 do të vazhdojë të kushtojë 1,02 euro për litër, ndërsa BMB 95 0,98 euro.
Njëkohësisht nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale kanë njoftuar se për shkak të Ditës së Punës, ditë pushimi do të jenë e premtja me 1 dhe e shtuna me 2 maj.
Përndryshe, u njoftua edhe se prej të hënën, me 4 mars, do të jetë e obliguar mbajtja e maskave ose shamive në hapësirat e mbyllura publike.