Nga Qeveria e Malit të Zi zyrtarisht është deklaruar që “prioritet në Ulqin është zhvillimi i turizmit cilësor, duke investuar në hotelet e kategorisë së lartë”.
“Parakusht për këtë është zgjidhja e çështjes së infrastrukturës komunale dhe investimi në sistemin arsimor, me qëllim sigurimin e kuadrove me cilësi të lartë dhe të trajnuar për kryerjen e veprimtarive hotelierike”, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.
Në pushtetin lokal në Ulqin presin që për shkak të kësaj Qeveria të ndihmojë në hapjen e drejtimeve në Gjimnazin e Ulqinit, si dhe hapjen e institucioneve të reja të arsimit të lartë në këtë komunë si dhe punën e atyre ekzistuese.