Kryetari i deritashëm i Organit lokal për kundërvajtje Feriz Qeraniq do ta kryejë këtë detyrë edhe në periudhën e ardhshme, mëson Portali Ul-info.
Qeveria e Malit të Zi me propozim të Ministrisë së drejtësisë ka arritur përfundimin që Qeraniqi edhe në periudhën e kaluar me sukses, ndërgjegje dhe në mënyrë profesionale i ka kryer detyrat e besuara të punës.
Kjo është garantë se ai me sukses do ta kryejë këtë funksion, thuhet në vendimin të cilin e miratoi Qeveria e Malit të Zi.