Shkolla e mesme “Vëllazërim-bashkim” në Ulqin vitin e ardhshëm duhet të jetë e rikonstruktuar dhe me kushte më të mira për punë, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Siç thuhet në kumtesë të Ministrisë së ekonomisë, në fund të këtij muaji në këtë institucion arsimor në Ulqin do të fillojnë punimet në zbatimin e masave të efikasitetit energjik.
Afati për përfundimin e këtyre punimeve, të cilat do ti kryej një konsorcium nga Nikshiqi, është fundi i vitit.