Ministria e financave i ka propozuar Qeverisë që komunave të ju mundësohet riprogrami i borxhit në maksimalisht 20 vite, shkruan “Vijesti”.
Borxhi i përgjithshëm tatimor i cili, sa i përket komunës së Ulqinit, do të hynte në riprogram, është 5.939.108 euro. Ky është borxh i administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike ku themelues është komuna.
“Komunat të cilat nënshkruajnë kontratat për riprogram janë të detyruara që me shlyerje të borxhit të fillojnë më 1 korrik të këtij viti”, thuhet në këtë dokument të Ministrisë.
Nga komuna e Ulqinit për Portalin Ul-info më herët është njoftuar që nënshkrimi i kësaj kontrate mund të pritet ditët e ardhshme.









