Selim Lika u emërua në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi për u.d. të drejtorit të Drejtorisë për punë konsullore në Ministrinë e punëve të jashtme.
Përndryshe, ky funksion është në nivelin e ndihmësit të dikurshëm të ministrit.
Lika më herët ishte konsull në Nju Jork.
Ky i ri nga Ulqini studimet e veta postdiplomike i përfundoi në Universitetin e njohur amerikan Kolumbia, ku ishte studenti më i mirë në klasën e vet.