Iniciativa për shpalljen e personit qytetar nderi të komunës nuk është kompetencë e Qeverisë së Malit të Zi dhe të pavërteta janë pohimet që kryeministri Dushko Markoviq dhe Qeveria e Malit të Zi në çfarëdo lloj mënyre janë marrë me propozimin që ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi të shpallet qytetare nderi e Ulqinit, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Nga Qeveria kanë reaguar në kumtesën e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA në të cilën kjo parti ka thënë se “pavarësisht mendimit të pushtetit kuislingo-Podgoricës në Ulqin”, kjo komunë është borxhli i Gudrun Shtajnaker.
“Sjellja e këtyre vendimeve është kryesisht kompetencë e vetëqeverisjeve lokale, kështu që çfarëdo lloj lidhje e Qeverisë dhe kryeministrit me sjelljen ose mos sjelljen e vendimeve për shpalljen e qytetarit të nderit është tendencioze dhe keqdashëse. Lidhja e pabazuar e këtyre pohimeve me Qeverinë e Malit të Zi dhe kryetarin e saj paraqet keqpërdorimin e iniciativës në fjalë në qëllime ditore-politike nga ana e partive të vogla opozitare, që vetëm flet se kjo për ato është më e rëndësishme se qëllimi që me të vërtet të vlerësohet kontributi i dikujt në zhvillimin e komunës së Ulqinit. Me këtë qëllim kësaj radhe kanë shfrytëzuar edhe emrin e ish ambasadores gjermane në Mal të Zi”, thanë nga Qeveria e Malit të Zi.