Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë solli udhëzimet se si duhet të veprojnë institucionet shëndetësore, turistët dhe sipërmarrësit të cilët merren me veprimtarinë turistike të akomodimit të mysafirëve, e që janë të lidhura me kushtet e testimit PCR të mysafirëve të huaj.
Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Igor Galiq tha se kushtet përcaktojnë testimin e turistëve të cilët kanë dëshminë e pagesës së taksës në ndonjë hotel ose akomodim privat të regjistruar në territorin e Malit të Zi, si dhe të turistëve të cilëve për kthimin në shtetet ku jetojnë i nevojitet testi PCR negativ.
“Nevojitet që pronari i akomodimit, agjencia ose vet turisti të paktën 72 orë para udhëtimit të kontaktojë Shërbimin Higjieniko – Epidemiologjik të Shtëpisë së Shëndetit në territorin e komunës ku ka lajmëruar akomodimin, për të rezervuar testimin, dhe obligohet që në orarin dhe vendin e caktuar të jetë i pranishëm, në të kundërt testimi nuk do të bëhet”, shpjegoi Galiq.