Qeveria: TRE DITË PUSHIM PËR KRISHTLINDJET KATOLIKE

BozicPër të punësuarit e fesë katolike, me rastin e Krishtlindjeve, ditë pushimi do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, njoftohet nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

Nga ky resor Qeveritarë shpjeguan se në bazë të Ligjit për Kremtimin e Festave Fetare, besimtarët e religjionit katolik kanë të drejtë për pushim me pagesë për Natën e Krishtlindjeve dhe për Krishtlindje, gjegjësisht të martën (24), të mërkurën (25) dhe të enjten (më 26 dhjetor).

“Organet shtetërore dhe ato të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe ndërmarrjet, si dhe subjektet të tjera të cilët ushtrojnë veprimtarinë me interes publik janë të obliguar që për ditët e festave të sigurojnë ushtrimin e punëve me ndërprerjen e të cilëve mund të shkaktohen pasojat e dëmshme për qytetarët dhe shtetin”, thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…