Qeveria e Malit të Zi ka urdhëruar mbushjen urgjente me rërë të plazhit në Adën e Bunës.
U urdhërua Drejtoria për Ujëra që pjesën e mbetur të rërës së grumbulluar nga dega e djathtë e Bunës të ja jap Të Mirave Detare për ta mbushur plazhin dhe për të ndërtuar dinat nga rëra të cilat duhet ta ruajnë plazhin në Adë nga erozioni i mëtejmë.
Mbushja e plazhit duhet të përfundojë në fund të prillit të vitit të ardhshëm që të jetë gati për sezonin turistik.