Ministria e Shëndetësisë miratoi masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID 19 të cilat hyjnë në fuqi në mesnatë (të mërkurën, më 09.12.2020).
Risia e këtyre masave është ndalimi nga dalja jashtë objekteve të banimit nga ora 22 deri në ora 5 e mëngjesit të ardhshëm, dyqanet do të punojnë nga ora shtatë deri në ora 20, ndërsa objektet hotelerike (lokalet dhe restorantet) nga ora shtatë deri në 18…
Ndalohet komunikacioni ndërqytetor nga e premtja në ora 22 deri të hënën në ora pesë të mëngjesit, që do të thotë se u zbuten masat të cilat ishin në fuqi deri sot.
Bartja e maskave është e obligueshme në sipërfaqet e hapura dhe të mbyllura.
Ndalohen tubimet masovike, si dhe tubimet në objektet e banimit.