Qeveria malazeze vërtetoj dje Propozim Ligjin për të mira detare, i cili vitin e ardhshëm do të shqyrtohet në Parlamentin shtetërorë. Me këtë dokument parashihet rregullimi i marrëdhënieve pronësore, menaxhimit, përdorimit, avancimit dhe mbrojtjes së të mirave detare.
Kufirin e të mirave detare do ta caktoj Komisioni i veçantë shtetërorë, ndërsa e meriton Qeveria. Shtohet që “të mirat detare janë në pronësi shtetërore, nëse për disa pjesë nuk është përcaktuar ndryshe me ligj”.
Është vërtetuar po ashtu që të themelohet Agjencia e cila do të menaxhoj të mirat detare.
Përndryshe, nga teksti i Propozimit të ligjit është evidente që vërejtjet kyçe të cilat vinin nga Ulqini nuk janë miratuar. Anëtari i Grupit të punës për punimin e këtij ligji të cilën e formoj Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizëm ishte Xhaudet Cakuli, i cili është dhe kryetar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.