Qiramarrësit e plazheve të Ulqinit janë të revoltuar me kontrollet e shpeshta inspektuese në objektet e tyre. Ato nga tubimi që mbajtën të mërkurën në mbrëmje në plazhin “Kopakabana” kanë paralajmëruar mundësinë e mbylljes së plazheve të tyre nëse vazhdohet me këto aktivitete.
Ato me vendimet e veta kanë njoftuar dhe zyrtarët komunal duke kërkuar mirëkuptim dhe mbrojtje.
Po ashtu edhe nga Montenegro biznes aleanca të enjten kanë deklaruar që kontrollet që kryejnë shërbimet kompetente, me qëllim vendosjen e rendit në punën e kompanive dhe shuarjen e ekonomisë informale, kanë kaluar çdo kufi. “Jo vetëm që janë shumë të shpeshta, por kanë marrë karakter të dënimit me çdo kusht dhe për asgjë”, kanë lajmëruar nga asociacioni i sipërmarrësve dhe kanë kërkuar që urgjentisht të ndërpritet me praktikën ekzistuese.