Vendimi për qiramarrje të Kripores ka shumë të ngjarë që nuk do të bihet para Vitit të ri, sepse administrata e falimentimit dhe i vetmi i interesuari Lubo Gazivoda akoma nuk kanë arritur marrëveshjen, shkruajnë “Dnevne novine”.
“Kriporja është punë komplekse. Gazivoda nuk po blenë kioskë, por po merr në menaxhim një ndërmarrje të madhe. Këtu ka shumë rrezik dhe paqartësi, duhet të peshohen të gjitha mirë”, tha administruesi i falimentimit të Kripores Ognjen Jovoviq.
Sipas fjalëve të Gazivodes, ai është i gatshëm të hyjë në këtë punë nëse i lejohet qiramarrja 15 vjeçare të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.