QMHSH: NË ULQIN GJUHET ME KARREMA

MamciNga Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CMHSH) është njoftuar që në Mal të Zi po gjuhet masovikisht me karrem tingëllues, edhe pse këtë e ndalon ligji.

”Transmetimi i zërit të shkurtës është mënyra më e lehtë për të tërhequrë këto shpend të cilët bëhet pre e lehtë për gjuetarët e paligjshëm”, thonë nga kjo OJQ dhe theksojnë që deri tani kanë regjistruar përdorimin e karremave në territorin e komunës së Ulqinit, në Zogaj dhe Shtoj.

Nga CMHSH shtojnë që ekzistojnë indikacione që në gjueti të paligjshme në shkurta marrin pjesë edhe kryetarët dhe rojtarët të disa shoqatave të gjuetisë, për ç’gjë, siç thanë, opinioni, gjykata dhe inspeksioni i gjuetisë do të njoftohet mbas mbledhjes së provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…